Turqi, prodhimi industrial shënon rritje në qershor

Mos i humb

 

Prodhimi industrial i Turqisë është rritur 3.2 për qind këtë qershor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, bëri të ditur agjencia e statistikave.

Prodhimi industrial konsiderohet një tregues vital për ekonominë, pasi shihet si një matës paraprak për rritjen e PBB-së.

Sipas Institutit Turk të Statistikave (TurkStat) në mesin e tre nënindekseve kryesore, indeksi i minierave dhe i guroreve shënoi rritjen më të lartë vjetore në qershor, me 7.2 për qind.

Indeksi i furnizimit me energji elektrike, gaz, dhe ajër të kondicionuar është rritur 4.6 për qind, ndërsa indeksi i prodhimit ishte 2.9 për qind gjatë të njëjtës periudhë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit