Turqi, prodhimi industrial shënon rritje për 6,4 për qind në maj

Mos i humb

Prodhimi industrial i Turqisë në maj ka shënuar rritje për 6,4 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur sot Agjencia Turke e Statistikave TurkStat.

Indeksi i prodhimit tregon se rritje më të madhe në krahasim me vitin e kaluar kanë regjistruar produktet e teknologjisë së lartë me një rritje prej 12,2 për qind.

Në nivel mujor, prodhimi i përgjithshëm industrial në Turqi është ulur për 1,6 për qind në maj, krahasuar me prillin.

Sipas njoftimit të TurkStat, qëllimi i përllogaritjes të indeksit mujor të prodhimit industrial është matja e zhvillimit ekonomik dhe efekteve pozitive dhe negative të vendimeve politiko-ekonomike në afat të shkurtër./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit