Turqi, punonjësi i spitalit dorëzon arin e gjetur të pacientit, shpërblehet me një pagë

Mos i humb

Gjesti human i punonjësit të një spitali në Diyarbakir të Turqisë, nuk ka kaluar pa u shpërblyer.

Bëhet fjalë për gjetjen e një valigjeje brenda së cilës ka patur stoli ari të vlefshme 30.000 lira turke (8.000 dollarë), të cilat të enjten i janë dorëzuar pronarit të saj.

Valixhja me stolitë prej ari është gjetur në koshin e plehrave nga Mehmet Zengin, roje në spitalin shtetëror Ergani në Diyarbakir, të cilën pa hezituar fare ia kishte dorëzuar administratës së spitalit.

Pas një hetimi të kryer, ari i është kthyer të enjten pronarit, ndërsa për veprën e tij humane, drejtoria e spitalit ka shpërblyer Zengin-in me një pagë shtesë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit