Turqi, rritet në 131 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

23 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 131, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusin është rritur në 9.217, pasi 1.815 persona kanë rezultuar pozitivë në virusin në 24 orët e fundit, tha ministria.

Ndërkohë, gjithsej 105 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet që nga fillimi i epidemisë, sipas të dhënave të ministrsë, të cilat treguan se 568 pacientë janë duke u trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv.

Po ashtu, në 24 orët e kaluara janë kryer 9.982 teste, me çka numri i përgjithsëm i testimeve të kryera deri më tani ka arritur në 65.446.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit