Turqi, rritet në 4.171 numri i viktimave nga COVID-19

Mos i humb

Në llogarinë e tij në twitter, Koca njoftoi se numri i rasteve të koronavirusit në vendin e tij është rritur në 150.593, pasi 1.158 raste të tjera u konfirmuan në 24 orët e fundit.

Ai po ashtu njoftoi se numri i të shëruarve nga ky virus ka arritur në 111.577, me 1.616 të shëruar në 24 orët e fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me këtë virus në Turqi është 34.845.

Ministri turk njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit në vend janë kryer mbi 25 mijë teste të dyshuara për COVId-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë janë kryer mbi 1.65 milionë teste.

Psi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësi (OBSH) shpërthimin e ka shpallur pandemi globale.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, numri i rasteve të zbuluara me COVID-19 ka tejkaluar shifrën 4.75 milionë, me mbi 1.75 milionë të shëruar dhe mbi 316 mijë të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit