Turqi, rritet në 92 numri i të vdekurve nga COVID-19

Mos i humb

Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se 17 persona kanë vdekur nga koronavirusi i ri në 24 orët e fundit në Turqi, duke e çuar në 92 numrin e përgjithshëm të viktimave

Duke folur në një konferencë për media, Koca tha se 2.069 pacientë të ri po ashtu janë diagnostifikuar me COVID-19, duke e çuar në 5.698 numrin e përgjithshëm të rasteve në vend.

Ai tha se 42 pacientë janë lëshuar nga spitali pasi janë shëruar nga virusi, ndërsa 344 po trajtohen në repartet e kujdesit intensiv.

Koca gjithashtu tha se 7.533 teste janë bërë në 24 orët e fundit, duke shtuar se numri i përgjithshëm i testeve që janë bërë deri më tani është mbi 47 mijë.

Ai më tej tha se mbi 3.6 milionë maska mbrojtëse N95 janë shpërndarë në institucionet shtetërore si pjesë e masave kundër koronavirusit.

Sipas ministrit Koca, aktualisht janë të mbushura rreth 63 për qind e reparteve të kujdesit intensiv në vend.

Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, virusi është përhapur në të paktën 176 vende dhe rajone.

Shifrat e Universitetit Johns Hopkins me bazë në SHBA tregojnë se mbi 566.200 njerëz kanë rezultuar pozitiv në të gjithë botën, kurse numri i vdekjeve ka shkuar në mbi 25.400 dhe mbi 127.700 të tjerë janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit