Turqi, rritet numri i vizitorëve të huaj

Mos i humb

Numri i vizitorëve të huaj në Turqi në dhjetë muajt e parë të vitit, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, është rritur për 28.1 për qind dhe ka arritur në 29 milionë e 53 mijë e 450.

Sipas statistikave të hyrje-daljeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, numri i vizitorëve të huaj gjatë muajit tetor, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, është rritur për 22.16 për qind dhe ka arritur në 2 milionë e 992 mijë e 947.

Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i vizitorëve të huaj gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti është rritur për 28.1 për qind. Në dhjetë muajt e parë të këtij viti, Turqia është vizituar nga 29 milionë e 53 mijë e 450 vizitorë të huaj.

Më së shumti vizitorë nga Rusia

Në mesin e shteteve prej nga kanë ardhur më së shumti vizitorë gjatë mujit tetor, me 442 mijë e 970 persona është Rusia. Pas Rusisë me 412 mijë e 855 persona vjen Gjermania dhe më pas me 222 mijë e 356 persona Irani.

Rusia u bë shteti i cili dërgoi më së shumti vizitorë në Turqi edhe në dhjetë muajt e parë të këtij viti. Gjatë kësaj kohe nga ky shtet për në Turqi kanë ardhur 4 milionë e 565 mijë e 275 persona. Në vendin e dytë të kësaj liste është Gjermania me 3 milionë e 336 persona, kurse në të tretin Irani me 2 milionë e 118 mijë e 263 persona.

Pothuajse të gjithë vizitorët e huaj në Turqi kanë hyrë si turistë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit