Turqi, sekuestrohen mbi 7 milione rrënjë kanabisi

Mos i humb

Sekuestrimi u bë pas operacionit të xhandarmërisë në fshatrat Baglan dhe Kabakaya të rrethin Lice në provincën Diyarbakır, për të ndaluar trafikimin e paligjshëm të drogës nga grupi terrorist PKK dhe për të sjellë autorët para drejtësisë, tha qeveria në një deklaratë.

Mbi 1.600 kilogramë kanabis së bashku me 7,5 milionë rrënjë kanabisi, 8.400 metra gypa uji dhe gjashtë motorë uji u konfiskuan dhe u shkatërruan.

Kjo ishte sasia më e madhe e kanabisit të sekuestruar ndonjëherë në një operacion të vetëm gjatë katër viteve të fundit.

Gjatë operacionit gjithashtu u arrestua një i dyshuar i cili kishte mbante drogë dhe e hodhi atë ndërsa përpiqej të largohej nga zona.

PKK ka financuar aktivitetet e saj terroriste përmes tregtisë së paligjshme të drogës qysh në vitet 1980, ku sipas vlerësimeve të Interpolit, deri në 80 për qind e tregjeve evropiane të paligjshme të drogës furnizohen nga rrjetet e trafikimit të kontrolluara nga PKK.

Autoritetet turke kanë konfiskuar dërgesat narkotike në pronësi ose që janë operuar nga PKK që nga vitet 1980.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit