Turqi, shkalla e papunësisë bie në 10.3 për qind

Mos i humb

Siç bën të ditur Intituti Turk i Statistikave (TurkStat), shkalla e papunësisë në Turqi në muajin tetor është ulur në 10.3, ulje prej 1.5 pikë për qind nga muaji i njëjtë i një viti më parë.

Numri i të papunësuarve në vend, të moshës 15 vjeç e më lartë, ka rënë në rreth 3.3 milionë tetorin e kaluar, rënie prej 360 mijë personash nga tetori i vitit të kaluar, kur shkalla e papunësisë ishte 11.8 për qind.

Sipas TurkStat, të dhënat poashtu tregojnë një rënie prej 0.3 për qind nga një muaj më parë, kur papunësia ishte 10.6 për qind.

Shkalla e punësimit në muajin tetor u rrit në 46.6 për qind, për 1.4 për qind më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Shkalla e pjesëmarrjes së fuqisë punëtore poashtu u rrit me 0.7 për qind nga viti në vit, duke arritur në 53.1 për qind.

Numri i grave pjesëmarrëse në fuqinë punëtore poashtu u rrit 1.1 për qind nga viti i kaluar duke arritur në 34.2 për qind.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit