Turqi, shkalla e papunësisë bie në 9,6 për qind në prill

Mos i humb

Instituti Statistikor Turk (TurkStat) njoftoi se norma e papunësisë në Turqi ka ra në 9,6 për qind në muajin prill, duke shënuar rënie prej 0,9 pikë për qind nga viti në vit.

TurkStat tha se numri i të papunëve të moshës 15-vjeç e më shumë ka shënuar një rënie me rreth 200 mijë në baza vjetore, duke arritur në 3.08 milionë në muajin prill.

“Përderisa shkalla e papunësisë së të rinjve, përfshirë edhe personat e moshës 15-24 vjeç ishte 16,9 për qind me një rënie prej 2,9 pikë për qind, po ashtu edhe shkalla e papunësisë për personat e moshës 15-64 vjeç shënoi rënie prej 9,8 për qind me 0,9 pikë për qind”, tha TurkStat./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit