Turqi, të ardhurat nga turizmi në 2017 rriten për 18.9 për qind

Mos i humb

Sektori i turizmit në Turqi vitin e kaluar ka realizuar të ardhura prej 26.3 miliardë dollarë që është për 18.9 për qind më shumë nga viti i kaluar.

Enti i Statistikave të Turqisë (TurkStat) publikoi raportin në të cilin thuhet se sektori i turizmit në vend në kuartalin e fundit të vitit të kaluar realizoi të ardhura prej 6.1 miliardë dollarë që është për 27.7 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016.

Të ardhurat e përgjithshme të turizmit turk vitin e kaluar ishin 26.3 miliardë dollarë ndërsa në vitin 2016 ishin 22.1 miliardë dollarë.

Në raport theksohet se 77.4 për qind të të ardhurave të përgjithshme të vitit të kaluar janë nga vizitorët e huaj kurse 22.6 për qind nga dispora turke.

Gjatë vitit 2017 Turqia ka regjistruar ardhjen e 38.6 milionë vizitorëve që paraqet po ashtu një rritje prej 23.1 për qind në krahasim me vitin 2016.

TurkStat gjithashtu thotë se turistët vitin e kaluar në Turqi kanë shpenzuar mesatarish nga 681 dollarë. Diaspora turke mesatarisht ka shpenzuar 903 dollarë ndërsa turistët e huaj nga 630 dollarë.

TurkStat poashtu publikoi edhe raportin e eksportit dhe importit në Turqi gjatë vitit 2017.

Turqia vitin e kaluar ka realizuar eksport prej 157.05 miliardë dollarë që është për 10.2 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Shkëmbimi i përgjithshëm tregtar i Turqisë vitin e kaluar ishte 390.84 miliardë dollarë që është për 14.56 për qind më e lartë në krahasim me vitin 2016.

Në raport thuhet se Turqia ka rritur edhe importin me 17.7 për qind vitin e kaluar dhe ka importuar mallra me vlerë totale prej 233.79 miliardë dollarë. Deficiti tregtar i Turqisë vitin e kaluar ishte 76.73 miliardë dollarë.

Vitin e kaluar, Turqia më së shumti mallra eksportoi në Gjermani kurse më së shumti importoi nga Kina./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit