Turqi, urdhër arrest për 70 ushtarë të lidhur me FETO-n

Mos i humb

 

 

Prokuroria e Turqisë ka lëshuar urdhër arresti për 70 ushtarë të dyshuar për lidhje me FETO-n, grupin terrorist i cili qëndron pas tentimit të grushtit ushtarak të vitit të kaluar, thanë sot burimet gjyqësore.

Prokurorët në provincën qendrore të Anadollit, Konya lëshuan urdhër-arrestet për 70 pjesëtarë të Forcave të Armatosura Turke, përfshirë edhe ushtarët në detyrë, të akuzuar për lidhje me Organizatën Terroriste FETO. Policia e Konyas urdhëroi nisjen e operacioneve në 34 provinca.

Kërkimet për të dyshuarit janë në zhvillim e sipër, thanë burimet, të cilët kërkuan të mbeten anonim për shkak të kufizimeve për të folur për mediat.

Organizata FETO dhe udhëheqësi i saj me qëndrim në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan tentimin e grusht shtetit ushtarak të 15 korrikut 2016, në të cilin ranë dëshmorë 250 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se ka qëndruar pas një fushate të gjatë për përmbysjen e shtetit përmes infiltrimit të ithtarëve të saj në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit