Turqi, urdhërarrest për 120 të dyshuar lidhur me FETO-n

Mos i humb

Prokuroria e Turqisë ka dhënë urdhër për arrestimin e 120 të dyshuarve për lidhje me FETO-n, e cila në korrik të vitit 2016 kreu tentimin e dështuar të grusht shtetit në Turqi.

Urdhër arresti për të dyshuarit u lëshua nga zyra e Prokurorit shtetëror në Konya ndërsa operacioni i cili zbatohet në bazë të urdhërit kryhet edhe në 43 provinca të tjera turke.

Policia doli në terren herët në mëngjes dhe në bastisjet e deritanishme janë arrestuar të paktën 58 të dyshuar nga lista prej gjithsej 120 të dyshuarish.

Të dyshuarit ngarkohen se janë të lidhur me organizatën terroriste FETO dhe se kanë përdorur sistemin e koduar të komunikimit ByLock. Ky është një aplikacion të cilin terroristët e FETO-s e kanë përdorur për komunikim gjatë tentimit për grusht shteti në të cilin u vranë 250 njerëz dhe u plagosën rreth 2.200 të tjerë.

Organizata terroriste FETO/PDY në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar filloi infiltrimin e ithtarëve të saj në institucionet e sigurisë së Turqisë, ashtu që në vitet e 80-ta dukshëm të forcojë piramidën e saj paralele brenda këtyre institucioneve, dhe më në fund më 15 korrik të vitit 2016 të kryejë përpjekjen e dështuar për grusht shteti ushtarak me qëllim të përmbysjes së rendit kushtetues dhe përmbysjes të qeverisë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit