Turqi, vriten katër terroristë të PKK-së në lindje të vendit

Mos i humb

Forcat turke të sigurisë kanë vrarë të paktën katër pjesëtarë të organizatës terroriste PKK dhe kanë arrestuan një tjetër në lindje të vendit.

Zyra e guvernatorit të provincës lindore turke Bingol njoftoi se forcat turke kanë kryer operacione të gjera antiterrori pranë fshatit Catak në qarkun Karliova.

Gjatë operacionit, të paktën pesë terroristë u neutralizuan dhe u konfiskua sasi e madhe armësh dhe municioni.

Organizata separatiste PKK është në listat e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimin Evropian.

Kjo është një organizatë e cila ka zhvilluar një fushatë ushtarake kundër Turqisë për më shumë se tre dekada, ndërsa kjo fushatë u intensifikua në korrik të vitit 2015. Përveç në Turqi, PKK vepron edhe në veri të Irakut dhe Sirisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit