Turqi, Yildirim dhe Bahçeli dorëzojnë kandidaturën e Erdogan

Mos i humb

 

 

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, dhe udhëheqësi i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, dorëzuan dokumentacionin për kandidaturën e presidentit Recep Tayyip Erdoğan për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 24 qershor.

Yıldırım dhe Bahçeli dorëzuan dokumentacionin në Bordin e Lartë Zgjedhor.

Duke folur më pas, Yıldırım lavdëroi aleancën midis Partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) dhe MHP-së, duke e quajtur atë si partneriteti “më i fortë” për zgjedhjet e 24 qershorit.

“Aleanca jonë është me kombin tonë. Kur zgjodhëm kandidatin tonë, ne vetëm menduam për të ardhmen e prosperitetit dhe lumturisë së kombit tonë”, tha Yıldırım.

Muajin e kaluar, parlamenti miratoi projekt-ligjin për shkuarje në zgjedhje të parakohshme më 24 qershor, duke synuar forcimin e sistemit të ri presidencial të miratuar me referendum.

Më 16 prill të vitit 2017, Turqia mbajti një referendum që kërkoi nga votuesit të vendosin për ndryshime kushtetuese në 18 nene për të kaluar nga sistemi parlamentar në sistem presidencial.

Sipas ndryshimeve të reja kushtetuese, zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare mbahen në të njëjtën datë në çdo pesë vite.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit