Turqi, Zyra e Prokurorit mohon pretendimet se ka koronavirus në burgje

Mos i humb

Zyra e kryeprokurorit në Ankara sot mohoi pretendimet që sugjeronin se një i burgosur dhe djali i tij ishin infektuar me koronavirus, i cili deri më tani ka marrë 75 jetë në Turqi.

Në një deklaratë me shkrim, Zyra hodhi poshtë postimet në mediat sociale në lidhje me infeksionin e supozuar në burgun Sincan në Ankara, duke thënë se postimet nuk pasqyronin të vërtetën.

Fëmija u dërgua në spital më 24 mars për shkak të një sëmundjeje tjetër dhe ai/ajo u kthye në burg pas përfundondimit të trajtimit, thuhet në deklaratë.

Pas kthimit të tyre, të dy u vendosën në karantinë në një qeli tjetër si pjesë e masave kundër koronavirusit, kurse temperatura e trupit të tyre ishte e qëndrueshme, shtohet më tej.

Deklarata thekson se është ngritur një hetim kundër atyre që përpiqen të manipulojnë opinionin publik duke përhapur frikë dhe panik.

Turqia ka konfirmuar gjithsej 75 vdekje nga koronavirusi i njohur si COVID-19, ndërsa rastet e të infektuarve raportohen në 3.629 të enjten vonë.

Pasi u shfaq për herë të parë në Wuhan të Kinës, dhjetorin e kaluar, virusi është përhapur në të paktën 176 vende dhe rajone, njofton Universiteti “Johns Hopkins” me qendër në SHBA.

Më shumë se 551.300 njerëz kanë rezultuar pozitiv në të gjithë botën, kurse numri i vdekjeve ka shkuar në mbi 24.900, si dhe mbi 127.500 janë shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit