Turqia akuzon Francën për kryerje të krimeve në Libi

Mos i humb

Franca ka kryer krime në Libi”, tha Çelik, zëdhënës i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK).

Ai tha se derisa krimet e Francës janë shfaqur me zbulimin e varrezave masive, ajo po paraqitet si mbrojtëse e të drejtave të njeriut për t’u larguar nga krimet duke fajësuar Turqinë.

Duke kujtuar historinë koloniale të Francës, ai tha: “Franca është fajtore”.

“(Franca) nuk mund t’i mbulojë ato varreza masive me sulme të tepërta ndaj Turqisë ose presidentit tonë”, tha Çelik.

Libia është shkatërruar nga lufta civile që nga rrëzimi i sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011. Qeveria e re e vendit u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për zgjidhje politike afatgjate dështuan për shkak të sulmeve ushtarake të forcave të komandantit renegat Khalifa Haftar.

OKB-ja e njeh qeverinë libiane të kryesuar nga Fayez al-Sarraj si autoritet legjitim të vendit ndërsa Tripoli ka luftuar milicitë e Haftarit që nga prilli i vitit 2019, një konflikt që ka marrë mbi 1.000 jetë njerëzish.

Pas zbulimit të varreve masive në zonat e lëna pas tërheqjes së milicive të Haftarit, OKB-ja dhe juristët ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësimin për krime të mundshme të luftës. Përderisa Turqia vazhdon të mbështesë qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Libisë, Haftari është mbështetur nga Rusia, Franca, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit