“Turqia bën shumë për sigurinë europiane dhe hungareze”

Mos i humb

 

Ambasadori i Hungarisë në Turqi, Gabor Kiss, ka deklaruar se pavarësisht kërcënimeve të shumta me të cilat ballafaqohet Turqia, ajo ende po ndihmon miliona njerëz të zhvendosur nga lufta.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), ambasadori Kiss tha se qeveria e vendit të tij e sheh Turqinë me respekt dhe admirim.

“Turqia po ndihmon miliona njerëz që janë zhvendosur nga lufta dhe Turqia po e bën këtë pavarësisht kërcënimeve të shumta me të cilat përballet. Turqia po bën shumë për sigurinë e Evropës dhe Hungarisë”, tha ambasadori hungarez.

Kiss tha se Hungaria e vështron shumë qartë se e ardhmja e Turqisë dhe Evropës janë të ndërthurura.

Turqia aktualisht pret rreth 3.5 milionë refugjatë sirianë, një shifër më e madhe se çdo vend tjetër në botë.

Siria sapo ka filluar të dalë nga një luftë shkatërruese qytetare që filloi në vitin 2011. Sipas OKB-së, që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë në konflikt dhe miliona të tjerë janë zhvendosur.

– Ambasada hungareze e vetmja ambasadë evropiane në Turqi që shtron sofra të iftarit

Duke folur për sofrën e iftarit të shtruar dje nga ambasada hungareze, Kiss tha se kjo është hera e tretë që shtron iftar në Turqi. Ai theksoi se sofrat e iftarit po organizohen që tre vjet, me qëllim që të kthejnë dashurinë dhe respektin e miqve të tyre turq.

“Unë e di se deri më tani ne jemi e vetmja ambasadë evropiane në Turqi që përshëndesim miqtë tanë turq me një iftar”, tha Kiss.

Ai tha se në muajin e Ramazanit njerëzit krijojnë paqe me njëri-tjetrin dhe misionet diplomatike përfitojnë nga kjo paqe midis vendeve. “Një nga pjesët më të rëndësishme të kësaj është ndërtimi i besimit”, theksoi ai.

Kiss shtoi se programi i sofrave të iftarit poashtu synon të forcojë këtë besim midis Turqisë dhe Hungarisë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit