Turqia dhe Holanda synojnë të rrisin vëllimin tregtar në 10 miliardë dollarë

Mos i humb

Turqia dhe Holanda synojnë të rrisin vëllimin e tyre tregtar në 10 miliardë dollarë në fazën e parë, nga niveli aktual prej 8 miliardë dollarë, tha sot ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan.

Duke folur në Komitetin e Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar Turko-Holandez në kryeqytetin turk Ankara, Pekcan tha se pas një pauzë, lidhjet e tregtisë dhe ekonomike midis dy vendeve kanë marrë një vrull.

“Ne nënshkruam një memorandum mirëkuptimi me Holandën, si një koncept i gjerë, duke i dhënë përparësi fushave të tilla si investimet bilaterale, standardizimi, energjia, transporti, qytete të mençura dhe të gjelbërta, ekonomia e riciklimit, shkenca, inovacioni dhe sipërmarrja e grave”, tha Pekcan.

Në takim, Këshilli i Kërkimit Shkencor dhe Teknologjik i Turqisë (TUBITAK) dhe Organizata Holandeze për Kërkime Shkencore nënshkruan një letër me qëllim që të bashkëpunojnë në fushat e shkencës dhe inovacionit.

TUBITAK është agjenci kombëtare e Turqisë që luan rol kryesor në nxitjen e shkencës dhe teknologjisë në vend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit