Turqia dhe Rumania nënshkruajnë protokoll të tregtisë

Mos i humb

Ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, tha se Turqia dhe Rumania kanë nënshkruar protokoll për Komitet të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar (JETCO).

Protokolli JETCO synon të përmirësoj raportet tregtare mes dy vendeve, tha Pekcan gjatë forumit për biznes dhe investime mes Turqisë dhe Rumanisë, të organizuar nga Bordi i Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike (DEIK) në Stamboll.

“Ne kemi shtuar temat e protokollit JETCO për investime, marrëdhënie bilaterale, tregti, bashkëpunim industrial, bashkëpunim me palë të treta, marrëdhëniet me BE-në, teknologji, bashkëpunim të sektorit privat, turizmit dhe energjetikës”, sqaroi Pekcan.

Ajo tha se Rumania për Turqinë është një derë hyrëse për në Ballkan dhe Evropë, përderisa edhe Turqia është një derë për Rumaninë për në Lindjen e Mesme, Afrikën dhe Kaukazin.

Nail Olpak, presidenti i DEIK, tha se avancimi i Unionit Doganor është njëra nga prioritetet më të rëndësishme në qarqet afariste turke.

“Ne presim mbështetje nga Rumania në këtë periudhë”, theksoi ai.

Protokolli u nënshkrua nga Pekcan dhe Stefan Radu Oprea, ministri rumun i mjedisit, tregtisë dhe ndërmarrësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit