Turqia dhe Taxhikistani synojnë vëllim tregtar 1 miliardë dollarë

Mos i humb

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavusoglu, në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij nga Taxhikistani, Sirojiddin Aslov, ka deklaruar se Turqia dhe Taxhikistani kanë marrëdhënie të afërta politike dhe tregtare, si dhe ka theksuar se të dy vendet duan të dyfishojnë vëllimin tregtar midis tyre.

Kryediplomatët e të dy vendeve më herët nënshkruan një memorandum mirëkuptimi lidhur me bashkëpunimin në fushën e arkivave.

“Vëllimi ynë tregtar ka arritur në 500 milionë dollarë. Ne synojmë të arrijmë 1 miliardë dollarë, shumë që është në shënjestër nga presidentët e të dy vendeve”, tha Çavusoglu.

Ai tha se Turqia ndau përvojën e saj në investim me Taxhikistanin dhe se dëshiron të idetifikoj fushat më të mira për të investuar.

“Ne nuk kemi ndonjë ndarje në mendime dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë”, tha kryediplomati turk, duke theksuar se të dy vendet vazhdojnë të negociojnë mbi marrëveshjet ushtarake.

“Dëshiroj të falënderoj Taxhikistanin për bashkëpunimin e tyre në çështjet e sigurisë dhe FETO-s. Ne i mirëpresim masat e marra në lidhje me shkollat e FETO-s (në Taxhikistan)”, tha Çavusoglu.

FETO dhe udhëheqësi i saj në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e dështuar të 15 korrikut 2016 në Turqi, i cili la të martirizuar 251 persona dhe rreth 2.200 të lënduar.

Ministri Aslov, nga ana e tij, tha se përmirësimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me Turqinë është një prioritet në axhendën e Taxhikistanit.

“Përmirësimi i marrëdhënieve të mëtejshme nga e cila përfitojnë të dyja palët, si dhe zgjerimi i partneritetit afatgjatë me Turqinë janë ndër temat kryesore të politikës së jashtme të Taxhikistanit”, tha Aslov.

Turqia është partneri i katërt tregtar i Taxhikistanit, tha ai, duke shtuar se “të dyja palët po ndërmarrin hapat e nevojshme për të rritur vëllimin tregtar në 1 miliardë dollarë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit