Turqia do të luajë një rol të madh në botën e ekonomisë pas COVID-19

Mos i humb

ŞERİFE ÇETİN

Kryetari i Grupit të Miqësisë, Bashkimi Evropian – Turqi dhe deputeti i Parlamentit Evropian, Ryszard Czarnecki ka deklaruar se “Suksesi që ka arritur deri më tani Turqia në fushën e ekonomisë, do t’i njohë mundësi vendit që të luajë një rol shumë më të madh në botën e ekonomisë pas koronavirusit të ri (COVID-19)”.

Me 4 mandate në detyrën e deputetit në PE dhe me detyrën e kryer më parë si zv.president i PE-së, Czarnecki ka dhënë një deklaratë për Anadolu Agency (AA) lidhur me marrëdhëniet Turqi-BE.

“Marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së herë herë kanë kaluar nëpër procese të vështira”, tha Czarnecki duke rikujtuar se aplikimi që Turqia ka bërë në vitin 1959 në Komunitetin Ekonomik Evropian (EEC) zgjatet deri në Marrëveshjen e Ankarasë të nënshkruar në vitin 1963.

Duke rikujtuar fjalët se “Turqia është një pjesë e Evropës, kjo marrëveshje ka një rëndësi të madhe politike”, të deklaruara nga kreu i Komisionit Evropian të asaj periudhe Walter Hallstein, pas nënshkrimit të marrëveshjes në fjalë në 1963, Czarnecki tha se:

“Pavarësisht se është një prej vendeve të para që nënshkroi marrëveshjen me EEC, Ankaraja nuk ka shënuar faza të shpejta në procesin e anëtarësimit për shkak të zhvillimeve komplekse politike në Turqi dhe BE”.

“Palët duhet të rishikojnë interesat e përbashkëta”

Zhvillimet gjeopolitike në 2020 kanë hapur rrugë për ndryshim në interesat e Turqisë dhe BE-së, tha Czarnecki, i cili vuri theksin se “Që të dyja palët duhet të rishikojnë interesat e përbashkëta”.

Ai vuri në dukje se pas pandemisë së COVID-19, pikat në rendin e ditës mes BE-së dhe Turqisë do të jenë liberalizimi i vizave dhe përditësimi i marrëveshjes së Unionit Doganor.

“Turqia do të luajë një rol të madh në botën e ekonomisë pas COVID-19”

“Njerëzia do të rishikojë shumë gjëra kur të fitojë betejën kundër COVID-19”, tha Czarnecki duke shtuar se qeveritë, institucionet dhe qytetarët do të përqendrohen në çështje të ndryshme kryesisht në çështjet e shëndetit dhe tregtisë.

Czarnecki nënvizoi se në fushën ekonomike Turqia deri më tani është një partner tregtar mjaft i qëndrueshëm dhe i besueshëm për BE-në.

Ai bëri të ditur se Turqia mund të përfitojë nga Fondi Evropian i Zhvillimit të ndërmarrë nën udhëheqjen e BE-së dhe i cili synon ndërtimin e ekonomisë më të qëndrueshme. Czarnecki shtoi se “Duhet të rishikohen politikat ekonomike, politike dhe sociale mes Turqisë dhe BE-së”.

Edhe pozicioni gjeostrategjik i Turqisë siguron një avantazh të rëndësishëm, tha Czarnecki, i cili potencoi se “Afërsia gjeografike në fjalë sjell bashkë edhe mundësinë që Turqia të sigurojë dorëzime shumë më të shpejta në Evropë në krahasim me vendet e Azisë Lindore”.

Po ashtu prodhuesit evropianë mund të përfitojnë nga kostoja e ulët duke u drejtuar për prodhim në Turqi, dhe gjithashtu vendi siguron edhe mundësi në fushën e kursit të këmbimit të përshtatshëm, nënvizoi Czarnecki.

“Suksesi që ka arritur deri më tani Turqia në fushën e konomisë do t’i njohë mundësi vendit që të luajë një rol shumë më të madh në botën e ekonomisë pas koronavirusit të ri (COVID-19). Afërsia me tregun e vetëm të BE-së, kapacitetet e larta të fuqisë punëtore dhe operatorët e fuqishëm do t’i sigurojnë avantazh të konsiderueshëm Turqisë”, tha Czarnecki.

“Grupi i Miqësisë do të fokusohet në aktivitetet kulturore dhe sportive”

Si një anëtar polak i PE-së, Czarnecki tha se miqësia mes Turqisë dhe vendit të tij shtrihet që nga periudha Osmane. Ai deklaroi se “Ne si polakë nuk e harrojmë kurrë që Perandoria Osmane vazhdoi të mbante një pozitë në ‘Portën e Lartë‘ (Bab-ı Ali) për ambasadorin tonë pas ndarjes së vendit tonë. Edhe ish-kryeministri ynë Jaroslaw Kaczynski gjithmonë ka mbështetur anëtarësimin e Turqisë në BE”.

Duke vënë në dukje se si kryetar i Grupit të Miqësisë BE-Turqi synon të rrisë kontaktet mes palëve në përputhje me kushtet e reja të formuara, Czarnecki dha mesazhin se “BE-ja dhe Turqia duke kapërcyer dallimet, duhet të fokusohen për çështjet që sigurojnë marrëveshje dhe duhet të jenë të hapur për të mësuar nga njëri-tjetri”.

“Grupi i Miqësisë për të realizuar këtë obejktiv do të fokusohet në aktivitetet kulturore dhe sportive duke bashkuar anëtarët e shoqërisë civile të të dy palëve”, tha Czarnecki duke shtuar se “Shpresoj që grupi i miqësisë të sigurojë kontribut në përmirësimin e marrëdhënieve Turqi-BE”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit