Turqia do të ndihmojë vëllezërit me aftësi të kufizuara nga Gaza

Mos i humb

Turqia do të ndihmojë tre djem palestinezë me aftësi të kufizuara të cilët nuk kanë mundësi kurimi në Gaza, e cila gjendet nën bllokim të Izraelit, tha ministri turk i Shëndetësisë, Ahmet Demircan.

Gjatë votimit të fotografisë së vitit për AA, vëmendjen e ministrit e tërhoqi fotografia të cilën e bëri Ali Jadallah. Në të shihet Mahmudi i buzëqeshur shtatë vjeçar me amputim kongjential dhe lekundëse improvizuese.

Pasi mësoi rrëfimin e Mahmudit, por edhe rrëfimin për dy vëllezërit e tij, nëntë vjeçarin Secud dhe Enesin nëntë muajsh, Demircan urdhëroi që të lidhet kontakt me fëmijët.

“Ndihmojmë këta fëmijë për kurimin”, tha ministri turk dhe rikujtoi se Turqia ka ndërtuar spital në Gaza, i cili së shpejti duhet të hapet.

Për shkak të bllokadës izraelite rreth dy milionë banorë të Rripit të Gazës janë detyruar të mbështeten në tunelet ndërkufitare për të siguruar produktet themelore, si ushqimi, karburanti dhe ilaçet.

Turqia dhjetë vite u ofron ndihma banorëve të Palestinës. Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) nga viti 2005 realizoi më shumë se 400 projekte në Gaza, Kuds dhe Bregun Perëndimor./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit