“Turqia do të vazhdojë zhvillimin brenda sistemit të tregut të lirë”

Mos i humb

Turqia do të zhvillohet dhe rritet në kuadër të sistemit të tregut të lirë, deklaroi presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Duke folur para Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Bursave të Turqisë (TOBB) në kryeqytetin Ankara, Erdoğan tha se vendi do të ndërmarrë të gjitha hapat nën kornizën e parimeve të sistemit të tregut të lirë.

“Kushdo që krijon pengesa për investitorët e huaj apo vendas duhet të më japë llogari mua”, tha Erdoğan.

Ai shtoi se Turqia është e vendosur që të ulë normat e interesit dhe inflacionit në nivele të dëshiruara.

Siç është përcaktuar në programin e ri ekonomik të Turqisë të publikuar shtatorin e kaluar, norma e synuar e inflacionit në Turqi këtë vit është 15,9 për qind, 9,8 për qind në vitin 2020 dhe 6,0 për qind në vitin 2021.

“Të gjithë indikatorët tregojnë se vendi po hyn në një trend të tatëpjetës”, tha Erdoğan.

Pas përmbylljet së vargut të zgjedhjeve, me të fundit të mbajtura në muajin mars, Erdoğan tha se qeveria po e lë prapa periudhën e sondazheve për t’u fokusuar në aksion.

“Ne do të shfrytëzojmë këtë periudhë katërvjeçare në mënyrë optimale. Përgatitjet tona për programet afatmesme dhe afatgjate në masë të madhe kanë përfunduar”, tha ai.

Pas organizimit të zgjedhjeve lokale, parlamentare dhe presidenciale që nga viti 2018, Turqia do të ketë një periudhë katërvjeçare pa zgjedhje.

Erdoğan nënvizoi se qeveria po përqendrohet në reforma strukturore për të përforcuar sektorin privat.

Erdoğan: Vetëm në prill janë neutralizuar mbi 170 terroristë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke folur për luftën kundër terrorizmit tha se në Turqi gjatë prillit janë neutralizuar mbi 170 terroristë.

“Së bashku kemi arritur këtë sukses, ku Turqia nga viti 2003 deri në vitin 2018 shënon rritje mesatare vjetore ekonomike prej 5,6 për qind. Po ashtu, së bashku kemi arritur që vendin tonë ta shtyjmë në investime ndërkombëtare në vlerë prej 210 miliardë dollarë, edhe pse për shkak të lëvizjes së kursit të dollarit vitin e kaluar ishte pak më e ulët kemi arritur që të hyrat kombëtare t’i rrisim për tre herë”, tha Erdoğan.

Ai theksoi se eksporti turk nga 36 është rritur në 169 miliardë dollarë si dhe numri i turistëve që vijnë në Turqi është rritur me 12,8 për qind duke arritur në shifrën rekorde 46 milionë.

“Do t’i mposhtim ata që duan që Turqia të mbetet e mbyllur në spiralen e kursit, kamatës dhe inflacionit”, tha Erdoğan.

Duke folur rreth luftës kundër terrorizmit, Erdoğan rikujtoi se terroristët më nuk janë të pranishëm në atë masë sa ishin më parë në pjesët juglindore të Turqisë.

“Vetëm gjatë muajit të fundit janë neutralizuar më shumë se 170 terroristë. Në Izmir mbrëmë u arrestuan 12 pjesëtarë të YPG-së. Në këtë drejtim dua të potencoj se derisa nuk kemi sukses në siguri, vështirë se këtë sukses mund ta arrijmë në fushën e ekonomisë”, theksoi Erdoğan.

Artikulli i mëparshëm
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit