Turqia do t’i përgjigjet SHBA-ve mbi tarifat e çelikut dhe aluminit

Mos i humb

 

 

Sipas burimeve të Ministrisë Ekonomisë, Turqia do të marrë masa kundër SHBA-ve mbi vendimin e saj për vendosjen e tarifave për importin e çelikut dhe aluminit turk.

“Ankaraja do të aplikojë kundërmasat në Washington me 266.5 milionë dollarë në tarifat për importin e qymyrit, letrës, arrave/bajameve, duhanit, orizit të papërpunuar, uiskit, automobilave, kozmetikës, makinerive dhe pajisjeve e produkteve petrokimike”, thanë burimet me kusht anonimiteti për AA.

Burimet shtuan se vlera e këtyre importeve arrin në rreth 1.8 miliardë dollarë.

Në muajin mars, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, imponoi një tarifë prej 25 për qind për hekurin dhe çelikun e importuar, si dhe një tarifë prej 10 për qind mbi aluminin.

Burimet thanë se masa e Turqisë erdhi pasi përpjekja e saj për të nxjerrë një përjashtim nga tarifat mbeti “e papërcaktuar për shkak të qëndrimit aktual të Washingtonit”.

Masat e Turqisë janë në përputhje me humbjet e shkaktuara nga pengesat ndaj eksporteve të hekurit dhe çelikut të Turqisë në SHBA.

Më herët, ministri i Ekonomisë, Nihat ybekci, i quajti tarifat “të papranueshme” për Turqinë.

Pas vendimit të SHBA-ve, Zeybekci i kërkoi sekretarit amerikan të tregtisë, Wilbur Ross, që të përjashtojë Turqinë nga tarifat.

Në fund të prillit, zëvendëskryeministri turk, Mehmet Şimşek, u takua me sekretarin e financave Steven Mnuchin në Washington dhe diskutuan mbi çështjen.

Më 30 prill, Trump njoftoi se SHBA-të do të vononin tarifat për importet e aluminit dhe çelikut nga BE-ja, Kanadaja dhe Meksika.

Shtëpia e Bardhë poashtu tha se kishte arritur një marrëveshje me Korenë e Jugut lidhur me importet e çelikut. Marrëveshje tjera u arritën me Argjentinën, Australinë dhe Brazilin, tha Shtëpia e Bardhë, me detaje që vijnë pasi të përfundojnë marrëveshjet.

Aktualisht importohen rreth 90 për qind e aluminit të përdorur në prodhimin amerikan, si dhe një e treta e të gjithë çelikut. Pas shpalljes së tarifave, grupet e industrisë thanë se konsumatorët do të përballen me barrën e tarifave për shkak të rritjes së çmimeve për artikujt që shkojnë nga birra në makina për mijëra artikuj të tjerë të ndërtuar ose të paketuar me metale./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit