Turqia e gatshme të ndihmojë Egjiptin pas sulmit terrorist

Mos i humb

Zv/kryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag të shtunën deklaroi se Turqia ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Egjiptin pas sulmit vdekjeprurës ndaj një xhamie në Gadishullin egjiptian të Sinait.

“Turqia, si gjithmonë, qëndron me popullin dhe qeverinë e Egjiptit. Turqia është e gatshme për të gjitha llojet e bashkëpunimit në luftën kundër terrorit pa asnjë kusht”, tha Bozdag.

Të paktën 235 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën kur sulmuesit kryen sulm me bomba ndaj një xhamie në qytetin Bir al-Abed në veri të Sinait dhe më pas hapën zjarr mbi besimtarët që ishin mbledhur për të falur namazin e xhumasë.

Gadishulli i Sinait vazhdon të mbetet epiqendra e një rebelimi militant që nga mesi i vitit 2013, kur ushtria përmbysi nga pushteti përmes grusht shtetit ushtarak dhe burgosi Mohamed Morsin, presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt.

Qindra forca të sigurisë dhe civilë u vranë në këto trazira./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit