Turqia fillon operacion të brendshëm antiterrorist kundër PKK-së

Mos i humb

Forcat turke të sigurisë filluan një operacion të brendshëm kundër grupit terrorist të PKK-së në lindje dhe juglindje të vendit, bëri të ditur sot Ministria e Brendshme.

Ofensiva në shkallë të gjerë filloi të dielën në provincat lindore të Vanit dhe në juglindje Hakkari dhe Şırnak, tha Ministria në një deklaratë të shkruar.

Rreth 130 ekipe policie, xhandarmërie dhe roje të fshatit iu bashkuan operacionit kundër terrorizmit, thuhet më tej.

Gjithsej 43 shpella dhe strehimore të përdorura nga terroristët janë shkatërruar deri më tani, thuhet në deklaratë, duke shtuar se operacioni do të vazhdojë me vendosmëri derisa të gjithë terroristët të neutralizohen në rajon.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin “neutralizojnë” në deklaratat për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose ndaluar.

Komandanti i forcave të xhandarmërisë, gjenerali Arif Cetin është duke koordinuar operacionin nga Hakkari, theksohet në deklaratë.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit