Turqia fiton tenderin miliarda dollarësh për ndërtimin e luftanijeve për Pakistanin

Mos i humb

 

 

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Nurettin Canikli, sot deklaroi se kanë nënshkruar një marrëveshje e cila ka shifrën më të lartë deri më sot në industrinë turke të mbrojtjes.

Në një deklaratë për AA dhe TRT në Mali të Zi ku ndodhet për vizitë zyrtare, Canikli theksoi se është një ditë e rëndsishme për Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare dhe industrinë e mbrojtjes turke.

“Ka përfunduar tenderi për ndërtimin e 4 korvetave (luftanije e vogël) për të plotësimin e nevojave që kanë Forcat Detare të Pakistanit. Sot janë nënshkruar marrëveshjet. Këtë tender e kemi fituar ne si Turqi. Me këtë marrëveshje parashikohet ndërtimi dhe dorëzimi i 4 korvetave”, tha Canikli duke shtuar se në kryeqytetin Islamabad të Pakistanit është zhvilluar një ceremoni e rëndësishme për nënshkrimin e marrëveshjes.

Ai tha se sistemet në korvetë do të jenë prodhim vendor.

“Do realizohet ndërtimi dhe dorëzimi i 4 anijeve korvetë ku në masë të madhe do të përdoren produkte vendore. Në të njëjtën kohë ky është eksporti i cili ka shifrën më të lartë deri më sot në industrinë turke të mbrojtjes. Për këtë arsye kjo ka një rëndësi të veçantë. Është një projekt me vlerë prej miliarda dollarësh dhe si Turqi ne kemi fituar për herë të parë tenderin e një projekti të sofistikuar në arnën ndërkombëtare”, tha ministri Canikli.

Sipas tij, negociatat kanë vazhduar që prej 6 muajsh dhe sot përfunduan bisedimet dhe erdh deri tek nënshkrimi pas një procesi dhe negociatash shumë të vështira.

Duke vënë theksin se tenderi që kanë fituar është shumë i rëndësishëm nga pikëpamja për të treguar pikën që ka arritur industria turke e mbrojtjes, ministri Canikli thotë se: “Në këtë tender garuan shumë vende të fuqishme, të cilat i kishim rivalë. Por, ne si Turqi duke i kaluar këto vende fituam tenderin për ndërtimin e 4 korvetave të klasit MİLGEM për të plotësimin e nevojave që kanë Forcat Detare të Pakistanit duke ofruar një ofertë dhe një çmim shumë të mirë”.

Canikli potencoi se dy korveta do të ndërtohen në kantierin detar të komandës së Stambollit të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, ndërsa dy të tjerat në Karaçi të Pakistanit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit