Turqia heton 4.167 të dyshuar për lidhje me FETO-n nga 110 vende

Mos i humb

Zyra e Prokurorit Publik ka njoftuar se gjithsej 4.167 persona nga 110 vende për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste FETO janë duke u hetuar nga Shërbimi i Inteligjencës Turke (MIT).

Informacioni u zbulua nga zyra e prokurorit publik në një letër në gjykatë duke kërkuar që tre të dyshuar të ekstraduar nga Gaboni më 10 prill nga MIT të kthehen në paraburgim me akuzat për menaxhimin e një organizate terroriste të armatosur dhe spiunazhit ndërkombëtar.

Letra vuri në dukje se prania e FETO-s jashtë vendit është përhapur në 110 vende dhe ata kanë themeluar shkolla dhe organizata joqeveritare për të zbatuar qëllimet e tyre.

Organizata terroriste punon duke rekrutuar studentë të varfër, por të zgjuar, sidomos në vendet në zhvillim, në mënyrë që t’i ndihmojnë ata të gjejnë vende pune në institucionet qeveritare dhe politike.

“Është konfirmuar se Fetullah Gulen dhe grupi i tij synojnë të ndërtojnë një elitë në Turqi dhe në vende të tjera duke përdorur shkollat dhe institucionet e saj sociale”, theksoi letra.

FETO filloi themelimin e shkollave në vitet e ’90-ta dhe tani ka rreth 400 institucione arsimore, duke përfshirë universitete, të gjitha të kontrolluara nga “këshilltarë kryesorë” që vizitojnë vendet në emër të organizatës.

Poashtu janë rreth 135 shkolla me statut të drejtuar nga FETO me 45 mijë studentë në SHBA dhe 165 organizata joqeveritare të drejtuara nga FETO.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan tentativën për grusht shteti të 15 korrikut të vitit 2016 në Turqi, që la 250 persona të martirizuar dhe rreth 2.200 të lënduar./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit