Turqia i ka dërguar 7 kërkesa SHBA-ve për ekstradimin e kreut të FETO-s

Mos i humb

Ministri i Drejtësisë së Turqisë, Abdulhamit Gül bëri të ditur sot se Turqia deri më tani i ka dërguar SHBA-ve shtatë kërkesa për ekstradimin e kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen.

Duke folur para Komitetit Parlamentar të Planifikimit dhe Buxhetit në kryeqytetin e Ankarasë, Gül u tha ligjvënësve se Turqia po vazhdon me përpjekjet e saj për të ekstraduar Gylenin nga SHBA-të.

Ministri gjithashtu tha se procesi gjyqësor kundër Gylenit po vazhdon në Turqi.

Që nga 3 nëntori i vitit 2017, “shtatë kërkesa për ekstradim dhe një kërkesë e veçantë për arrestimin e përkohshëm (për Gylenin) janë dërguar në SHBA”.

Gül shtoi se populli turk ishte në pritje të ekstradimit të Gylenit si e drejtë e tij ligjore sipas të drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve dypalëshe.

“Nëse nuk ndërmerren hapa të nevojshme në këtë çështje, do të thotë se një person fajtor po mbrohet”, tha ministri.

Gyleni është rezident i shtetit të Pensilvanisë në SHBA për dekada të tëra.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA Gylen orkestruan grusht shtetin e dështuar më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 250 dëshmorë dhe rreth 2.200 të plagosur në Turqi.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas fushatës së gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit