“Turqia ka një rol aktiv brenda G-20”

Mos i humb

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) Guy Ryder, tha se “Turqia ka një rol shumë aktiv dhe kryesues në G-20”.

Në një prononcim për Anadolu Agency (AA) pas takimit të 12-të të Këshillit punues i zhvilluar në Ankara nga Ministria e Familjes, Punës dhe Shërbimeve Sociale me temën “Të punosh për një të ardhme më të ndritur”, drejtori i Përgjithshëm Ryder, ka folur në lidhje me marrëdhëniet Turqi-ILO, e ardhmja e fuqisë punëtore dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Ryder, në bisedimet dypalëshe me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan tha se ka gjetur mundësinë të bisedojë në mënyrë më të detajuar për problemet aktuale të Turqisë në tregun e punës së fuqisë punëtore dhe se si të përgatiten për vështirësitë e fuqisë punëtore turke në të ardhmen.

“Vizita dhe takimi në Turqi ishte e rëndësishme nga pikëpamja për të përmirësuar marrëdhëniet tona me aktorët në qeveri, ministri, sindikatat dhe organizatat punëdhënëse. Ishte një takim që nënvizoi rëndësinë e aktiviteteve dhe të ILO-s, ku Turqia merr pjesë që nga viti 1932”, tha Ryder duke shtuar se për shkak të takimit kanë zhvilluar një sërë bisedimesh të shkurtra por të rëndësishme.

Marrëdhënia e Turqisë me ILO-n është e fortë dhe programet e bashkëpunimit që vazhdojnë përfshijnë çështje të tilla si refugjatët, punësimin e grave dhe puna e fëmijëve, nënvizoi Ryder.

“Marrëdhënia jonë me Turqinë është shumë e fortë. Ne po zhvillojmë një sërë programesh të bashkëpunimit teknik me vlerë 75 milionë dollarë falë zyrës sonë në Ankara. Një pjesë prej tyre janë në lidhje me refugjatët sirianë në vend, mbështetja e punësimit të grave në sektorin publik dhe punësimin e fëmijëve. Ne jemi duke punuar mbi dialogun social si një dimension i rëndësishëm i marrëdhënies sonë. Është një hap i dobishëm të zhvillosh dialogun mes qeverisë, punëdhënësve dhe punonjësve në kuadrin e qëllimeve të ILO-s”, tha Ryder duke shtuar se ata kanë vënë re një angazhim të fortë nga Turqia për programin.

“Kemi formuar një dialog të fortë në çështjen e zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare të punës që Turqia ka nënshkruar”, tha Ryder duke shtuar se “Në këtë kontekst, në të vërtetë ne kemi parë një angazhim të fortë nga Turqia edhe në fjalimet e presidentit dhe ministrit. Dëshirojmë të forcojmë bashkëpunimi bilateral si në kuptimin dypalësh ashtu edhe në grupet ndërkombëtare. Së pari, të vjen në mendje G-20. Turqia ka një rol shumë aktiv dhe kryesues në G-20”.

Ai tha se 100-vjetorit të ILO-s i kushtuan shqyrtimin e thellë “të ardhmes së punës” dhe se në lidhje me këtë çështje në qershor në Gjenevë do të zhvillojnë një konferencë ku presin edhe pjesëmarrjen e presidentit Erdoğan.

Pasi ka bërë të ditur se se ka një ndryshim shumë të shpejtë dhe transformues në botën e biznesit, Ryder thekson se “Kjo është kryesisht një ndryshim i sjellë në masë të madhe nga teknologjia. Në të njëjtën kohë, edhe ndryshimet klimatike dhe demografike e nxitin këtë. Veprimet që do të ndërmarrim veçanërisht drejt ndryshimit të klimës do të jenë përcaktuese. Njerëzit nuk e kuptojnë plotësisht të ardhmen e punës, ata e ndjejnë se ka një kërcënim tani dhe në lidhje me të ardhmen e punës kanë pasiguri të mëdha të tilla si ‘Nga do të vijnë punët? A do të jenë të vlefshme aftësitë e mia?’. Në fakt, është e rëndësishme të parashikohet ndryshimi i ardhshëm”.

Ryder thotë se “Nuk janë robotët apo teknologjia që do të vendosin të ardhmen e punës, por njerëzit, qeveritë, punëdhënësit dhe sindikatat do të jenë ata që do të vendosin për të ardhmen e punës. Prandaj, duhet të krijohet një projekt. Ne duhet të ndërmarrim hapa dhe masa për të përcaktuar se çfarë duam nga e ardhmja dhe çfarë janë pritshmëritë tona”.

“Është borxhi ynë për të mbështetur përpjekjet e Turqisë”

Në vlerësimin e tij në lidhje me punësimin e refugjatëve dhe vendin e tyre në tregun e fuqisë punëtore, Ryder tha se “ILO ndodhet në mesin e atyre që përgëzojnë solidarizimin, bujarinë dhe hapjen e dyerve të Turqisë”.

“Turqia, është vendi që ka pritur popullsinë më të madhe të refugjatëve në botë. Në këtë kuptim, mbështetja e përpjekjeve të saj është në një kuptim borxhi ynë. Në këtë kontekst, ne ofrojmë trajnime për zhvillimin e aftësive për refugjatët, ofrojmë gjuhë dhe trajnim profesional në mënyrë që ata të mund të përfshihen në tregun e punës. Refugjatët duhet të gjejnë një mënyrë për punë të denjë dhe të regjistruar. Ne e dimë se Turqia është e gatshme për të dhënë leje për të punuar. Ata kanë lëshuar një numër të konsiderueshëm të lejeve të punës, por nuk mund të përfshijnë të gjithë refugjatët”, tha Ryder.

“Kjo automatikisht do të thotë se shumica e refugjatëve punojnë në sektorin informal, gjë e cila sjell një sërë problemesh, si kushte të këqija dhe punë të rënda në sektorë. Kjo është gjithashtu një problem edhe për punëtorët turq. Prandaj, ne duhet të formësojmë përpjekjet tona në një formë që do të gjejë një mënyrë për punën e regjistruar. Ne kemi një bashkëpunim në shkallë të gjerë. Kjo ka mundësi që të rrisë këtë shkallë në të ardhmen. Sigurisht, që Turqia ka edhe vështirësitë e veta në tregjet e saj të punës. Për këtë arsye, ne duhet të sigurojmë një kontribut me një qasje të balancuar si për refugjatët ashtu edhe për tregun e fuqisë punëtore lokale të Turqisë”, tha Ryder duke mbrojtur idenë e tij se lejet e punës për refugjatët duhet të vendosen në situatën ku të përfshihen të gjitha lejet e punës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit