Turqia ka përfituar nga turizmi 4.25 miliardë dollarë në tremujorin e parë

Mos i humb

 

Turqia në tremujorin e parë të këtij viti, ka shënuar rritje të të ardhurave nga turizmi me 31.3 për qind krahasuar me vitin e kaluar, duke arritur në shifrat prej 4.25 miliardë dollarë.

Instituti i Turqisë për Statistikat (TurkStat) ka publikuar të hënën raportin e tij, në të cilin thuhet se 76.1 për qind të të hyrave nga turizmi janë bërë nga turistë të huaj, ndërsa pjesa tjetër nga shtetasit që jetojnë jashtë.

Turqia ka mirëpritur mbi 6.1 milionë turistë në tremujorin e parë të vitit 2018, që është një rritje me 26.4 për qind nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

“Ndërsa 80.2 për qind e vizitorëve ishin të huaj 4.908.831 persona, 19.8 për qind e tyre ishin shtetas turq që jetojnë jashtë vendit, ose 1.213.351”, thotë TurkStat.

Sipas TurkStat, numri i shtetasve turq që kanë udhëtuar jashtë vendit gjatë tremujorit të parë, është rritur me 9.1 për qind.

Raporti i ardhshëm i TurkStat mbi statistikat e turizmit duhet të publikohet më 31 korrik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit