Turqia kundër “partneritetit të privilegjuar” me BE-në

Mos i humb

Turqia nuk do të pranojë një “partneritet të privilegjuar” me BE-në, tha ministri i turk për Çështjet e Bashkimit Europian, Omer Çelik.

“Nëse na ofrohet një partneritet i privilegjuar, ne nuk do ta konsiderojmë atë dhe thjesht do ta refuzojmë,” tha Çelik për kanalin e lajmeve Haberturk.

Politikanët gjermanë kohët e fundit propozuan “partneritetin e privilegjuar” për Turqinë, në vend të anëtarësimit të plotë në BE.

“Askush nuk mund të ofrojë një status të klasit të dytë ndaj Turqisë në marrëdhëniet e saj me BE-në,” tha Çelik duke nënvizuar qëndrimin e qartë të Turqisë mbi këtë çështje.

Ministri turk gjithashtu kritikoi Johannes Hahn, komisionerin për Politikat të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së. “Edhe pse ai është komisioneri i BE-së për Zgjerimin, ai dëshiron të ulë marrëdhëniet Turqi-BE”.

Turqia ka aplikuar për anëtarësimin në BE në vitin 1987 dhe bisedimet e anëtarësimit i filloi në vitin 2005. Megjithatë, negociatat u zvarritën në vitin 2007 për shkak të kundërshtimeve të administratës greke qipriote në ishullin e ndarë të Qipros, si dhe kundërshtimit nga Gjermania dhe Franca.

Për të fituar anëtarësim, Turqia duhet të përfundojë me sukses negociatat mbi 35 kapituj politikë që përfshijnë reforma dhe miratimin e standardeve evropiane.

Që nga maji i vitit 2016, 16 kapituj ishin hapur dhe një përfundoi. Megjithatë, në dhjetor të vitit 2016, shtetet anëtare theksuan se nuk do të hapen kapituj të rinj./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit