Turqia ndër shtetet më të ndjekura në rrjetet sociale

Mos i humb

Turqia renditet në mesin e pesë shteteve më të ndjekura në rrjetet sociale në rrafsh global, konstatim i cili vjen në bazë të ndjekësve që kanë platformat turistike të këtij vendi.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit thuhet se fushata promovuese “Turkey Home” ka mbi gjashtë milionë ndjekës në llogaritë e kësaj fushate në Facebook, Twitter, Instagram, YouTube, Google+, LinkedIn dhe Pinterest, që e bën vendin të renditet në mesin e pesë shteteve më të ndjekura.

Në deklartë theksohet se Turqia ka pesë milionë ndjekës në Facebook, duke shtuar se fushatat promovuese të Turqisë për çdo ditë rrisin numrin e ndjekësve të tyre.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit poashtu bën të ditur se videot e shpërndara në rrjetet sociale kanë bërë që vlerat historike, turistike dhe arkeologjie të Turqisë të prezantohen më mirë, pasi të njëjtat nga fillimi i këtij viti janë parë mbi 554 milionë herë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit