Turqia ndër vendet ku Maqedonia e Veriut do të hapë zyrë për tërheqje të investitorëve

24
0

Zv/kryeministri për çështje ekonomike i Maqedonisë së Veriut, Koço Angjushev, paralajmëroi se së shpejti në Turqi, SHBA dhe Gjermani do të hapen zyra për tërheqjen e investimeve të juaja dhe për promovimin e mundësive afariste të Maqedonisë së Veriut.

Në organizim të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup u mbajt panel diskutim me temë “Biznesi dhe diplomacia”.

Para fillimit të diskutimit me studentët, zv/kryeministri Angjushev në deklaratën për media tha se diplomacia maqedonase duhet të orientohet drejt biznesit dhe të hapë perspektiva të reja.

“Planifikojmë në mënyrë të lirë, e ajo është përmes tre zyrave të cilat do të jenë në kuadër të Zonave Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZTI) dhe një do të vendoset në Evropën Qendrore, me siguri në Gjermani, e cila do të mbulojë tregun evropian, një në SHBA, në bregun lindor e cila do të mbulojë kontinentin amerikan dhe me siguri një në Turqi, e cila duhet të mbulojë Turqinë dhe Lindjen e Afërt”, theksoi Angjushev.

Ai po ashtu tha se fillimisht zyrat do të funksionojnë me tre deri në katër përfaqësues, ndërsa pastaj varësisht nga sasia e punës do të mendohet për zgjerim eventual të ekipeve.

Angjushev gjithashtu informoi se ndryshimet në Ligjin për ZZTI me të cilin do të mundësohet hapje e zyrave për promovim ekonomik të vendit, veçse janë përgatitur dhe duhet të kalojnë procedurën qeveritare pas çka do të dërgohen në Kuvend.

Ismail Aliji, këshilltar për politikë të jashtme në kabinetin e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se Maqedonia e Veriut shënoi sukses në diplomacinë tradicionale, tha se është koha që vendi të fokusohet në diplomacinë “soft poker”.

“Patjetër të kemi dimensione të reja në diplomaci, siç është diplomacia ekonomike, diplomacia kulturore. Edhe pse deri më tani kishte përpjekje serioze, mendoj se është koha të fokusohemi në (diplomacinë) ‘soft power’, pas çështjeve serioze që i zgjidhëm me sukses të madh”, theksoi Aliji.

Në panel diskutimin “Biznesi dhe diplomacia” morën pjesë kryetari i Këshillit Drejtues të IBU-së, Ajdovan Ademovski, rektori i IBU-së, prof. dr. Mehmet Dursun Erdem, drejtori i “Halk Bank” në Maqedoninë e veriut, Bilal Sucubaşı, studentë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here