Turqia neutralizoi 1.445 terroristë këtë vit

Mos i humb

​Thaçi: Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, deklaron se do të respektojë çdo vendim që do të marrë Gjykata Kushtetuese rreth çështjes së dekretit...

Kosovë : Testi i Arritshmërisë mbahet më 23 qershor

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se Testi i Arritshmërisë – për klasët e nënta – është caktuar më...

Turqia vazhdon me lehtësimin e masave, trenat sërish qarkullojnë

Në një ceremoni në kryeqytetin Ankara, ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu, e quajti këtë veprim një hap tjetër të...

Covid-19 6 milionë raste infeksioni në botë!

Numri i rasteve pozitive nga infeksioni i koronavirusit në botë është në pragun e 6 milionë për një total prej 365 mijë...

“Dhjetë terroristë të YPG/PKK, të cilët përpiqeshin të infiltrohen në zonën e operacionit të Pranverës së Paqes më 19 maj, u neutralizuan nga komandot tona heroike”, tha ministria në një njoftim me shifrat e fundit.

Gjithsej 66 terroristë të YPG/PKK-së janë neutralizuar gjatë muajit të fundit në zonën e operacionit, në veri të Sirisë vetëm në jug të kufirit turk, thuhet më tej.

Duke nënvizuar se operacionet antiterroriste të vendit vazhdojnë pa ndërprerje, në njoftim theksohet se 1,445 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i vitit.

Që nga viti 2016, Turqia filloi operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe të mundësojë zgjidhjen paqësore nga vendasit: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018), dhe Pranvera e Paqes (2019).

Në fushatën e saj mbi 30 vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40,000 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është nëndega siriane e PKK-së. 

– Operacionet e sigurisë së brendshme

Muajin e kaluar, Turqia kreu gjithsej 26 operacione kundër strehimoreve terroriste të PKK/KCK-së si pjesë e operacioneve të saj të brendshme të sigurisë, tha ministria.

Më tej thuhet se vendi neutralizoi 104 terroristë dhe shkatërroi pesë armë antitanke, dy armë anti-avionë, tre armë snajperi, dy mitralozë, 26 pushkë këmbësorie, 46 granata, 3,200 copë municione anti-avionë, 3,700 copë municione të lehta, 30 copë municione mortajash, 88 copë municione lëshuese raketash dhe 67 pajisje eksplozive të improvizuara.

Sa për operacionet e kontrabandës kundër PKK/KCK-së, ajo tha se vendi sekuestroi 110,000 pako cigaresh, 72 kilogramë drogë dhe 98,000 pilula droge.

Terroristët e PKK-së kontrollojnë rreth 80 për qind të tregtisë së drogës në Evropë dhe fitojnë rreth 1.5 miliard dollarë në vit nga drogat e paligjshme, tha ministri i Brendshëm i Turqisë në fund të vitit 2018.

Që nga viti 2016, 19.075 punonjës ushtarakë janë larguar nga puna për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit të shtetit të mposhtur në Turqi, tha ministria.

Gjykimet për rreth 4,682 të tjerë vazhdojnë.

FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur të 15 korrikut të vitit 2016, i cili la 251 njerëz të martirizuar dhe afër 2.200 të plagosur.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me...

Koronavirusi, Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të re të jashtëzakonshme për 14 ditë për shkak të krizës së krijuar...

Rama për ”Le Monde”: Informacioni i cunguar pashmangshmërisht shndërrohet në një gënjeshtër të madhe

Prishja e ndërtesës së vjetër dhe të shkatërruar të Teatrit Kombëtar, në zemër të Tiranës, për t’u zëvendësuar nga një ndërtesë e...