Turqia neutralizon 9 terroristë të YPG/PKK në Sirinë veriperëndimore

Mos i humb

Forcat turke të sigurisë neutralizuan nëntë terroristë të PKK/YPG-së në veriperëndim të Sirisë, deklaroi të martën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (AA).

“Nëntë terroristë të PKK/YPG-së, të cilët po përpiqeshin të depërtojnë në zonën e Operacionit Burimi i Paqes, u neutralizuan në operacionin e suksesshëm të komandove tona heroike”, njoftoi ministria në Twitter.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizuar”, me çka nënkupton se terroristët në fjalë u dorëzuan, u vranë ose janë kapur.

Ministria shtoi se operacionet e sigurisë do të vazhdojnë më tej.

Që nga viti 2016, Turqia ndërmori tre operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe t’u ofrojë siguri civilëve në këto vendbanime: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018), dhe Burimi i Paqes (2019).

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40,000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është dega Siriane e PKK.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit