Turqia përkujton tragjedinë e tatarëve të Krimesë të vitit 1944

Mos i humb

Iran, reformistët në luftë për mbijetesë në zgjedhjet parlamentare

Fushata për zgjedhjet parlamentare të së premtes në Iran ka nisur me një energji të plotë, me reformistët dhe konservatorët që tërheqin të gjitha...

BE bën thirrje për ndalimin e konflikteve në Idlib

Bashkimi Evropian (BE) ka theksuar se janë të papranueshme sulmet ushtarake të ndërmarra në Idlib nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e...

Eksperimenti ka treguar: Veganët janë më të mirë në krevat se “mishngrënësit”?

Urologu amerikan, Aaron Spitz, ka provuar që nëpërmjet eksperimentit me tre sportistë të konstatojë se si ndikon ushqimi në eksitimin seksual të...

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut shkarkon ministren Mizrahi

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbrëmë vonë me 62 vota pro dhe 26 kundër, shkarkoi ministren teknike të Punës dhe Politikës Sociale,...

Turqia ka përkujtuar deportimin dhe spastrimin etnik të tatarëve të Krimesë, tragjedi që ndodhi 75 vjet më parë nga Bashkimi Sovjetik.

“Në natën e 17-18 majit të vitit 1944, afërsisht 250 mijë tatarë të Krimesë u detyruan të largohen nga atdheu i tyre. Dhjetëra mijëra tatarë të Krimesë u zhdukën nën rrethana çnjerëzore të këtij dëbimi që u krye 75 vjet më parë. Shumë prej tyre vdiqën në mërgim nën kushte të vështira me mall të madh për atdheun e tyre”, tha në një deklaratë me shkrim Hami Aksoy, zëdhënës i Ministrisë turke të Punëve të Jashtme.

Ai po ashtu përkujtoi 21 majin e vitit 1864, që shënon përvjetorin e tragjedisë së “Dëbimit të cirkasianëve” dhe tha se “dhimbja e madhe e kësaj tragjedie edhe sot është ende e gjallë”.

“Ne ndajmë dhimbjen e farefisit tanë, tatarëve të Krimesë, si dhe të vëllezërve të Kaukazit dhe me respekt kujtojmë ato që humbën jetën gjatë këtyre dëbimeve”, theksoi Aksoy.

Më 18 maj të vitit 1944, dhjetëra mijëra tatarë të Krimesë u dëbuan në Azinë Qendrore nga regjimi sovjetik i Joseph Stalin-it, i cili akuzoi ata për bashkëpunim me forcat pushtuese naziste.

Tatarët e Krimesë u dëbuan në rajone të ndryshme brenda territorit sovjetik, veçanërisht në Siberi dhe Uzbekistan. Pothuajse gjysma e të dëbuarve, të cilët rezistuan shumë muaj në kushte të tmerrshme të jetesës, mendohet se kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet.

Dëbimi vazhdoi deri në vitin 1987, kur qeveria sovjetike lejoi 2.300 tatarë të Krimesë të kthehen në atdhe. Një grup tjetër prej 19.300 tatarë u kthyen në vitin 1988.

Rreth 1.5 milionë cirkasianë u dëbuan nga rajoni në lindje të Detit të Zi kur u pushtua nga Rusia në vitin 1864. Rreth 500 mijë besohet se kanë vdekur.

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

Lëvizja për Drejtësi / Koprani: Partia në pushtet nuk e zgjat një mandat të plotë për shkak të interesave personale…..

GAZETARI Ju falenderojmë zoti Koprani që pranuat të jeni sot në këtë intervist me ne. Ju para do ditësh u...

BE bën thirrje për ndalimin e konflikteve në Idlib

Bashkimi Evropian (BE) ka theksuar se janë të papranueshme sulmet ushtarake të ndërmarra në Idlib nga regjimi i Asadit dhe mbështetësit e...

Izraeli zbaton politikë të re në Afrikë përmes Emirateve të Bashkuara Arabe

Osman Kagan Yucel - Autori i shkrimit është studiues në Qendrën Kërkimore të Afrikës (AFAM) dhe zëvendës koordinator në Qendrën e Koordinimit dhe...

Norvegji, dy gjermanë të vdekur nga orteku

Dy shtetas gjermanë kanë gjetur vdekjen në një ortek afër akullnajës në arkipelagun Arktik Svalbard të Norvegjisë, i cili ndodhet më shumë...

Iran, fillon procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare

Në Iran fillon në orët e mëngjesit procesi i votimit në 55 mijë vendvotime në të gjithë vendin për zgjedhjet e legjislaturës...