Turqia presion Greqisë dhe BE-së me mbi 6 mijë emigrantë

Mos i humb

Alarm në kufirin greko-turk në Evro ku thuhet se janë mbledhur përsëri në pjesën turke mbi 6000 emigrantë. Informacione nga media lokale greke bëjnë me dije se përsëri tek kjo pikë kufitare në Evros, po vijnë nga territori turk dhjetëra autobuzë me emigrantë.

Informacionet vijnë mes skenarëve për një tentativë të dytë të palës turke si ajo e shkurtit të kaluar për të shkaktuar trazira me mijëra emigrantë duke i përdorur ata si mjet presioni ndaj Greqisë dhe BE-së.

Të njëjtat burime të cilave ju referohen në këtë orë të gjitha mediat greke thonë se autoritetet policore dhe ushtarake greke që ndodhen në zonë janë tashmë në alarm dhe në gadishmëri të plotë për të përballuar këtë provokim të dytë.

Zyrtarët bëjnë me dije se më shumë informacion do të publikohet në mëngjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit