Turqia propozon takim BE-OBI mbi islamofobinë dhe racizmin

Mos i humb

 

 

Stambolli gjatë këtij viti mund të jetë nikoqir i një forumi të përbashkët të Bashkimit Europian (BE) dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) për të diskutuar mbi kërcënimin e islamofobisë dhe lëvizjeve të lidhura me urrejtjen, tha të premten ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavusoglu.

“Ne jemi të shqetësuar nga racizmi, islamofobia dhe ksenofobia në Evropë dhe më gjerë”, tha Çavuşoğlu para gazetarëve në Bruksel, pas një takimi BE-OBI mbi çështjen e Palestinës dhe Kudsit.

Forumi “mund të mbahet në fund të vjeshtës”, pas Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, sugjeroi ai.

“Kolegët tanë po punojnë për agjendën dhe datën e evenimentit,” shtoi ai, duke bërë thirrje për “një luftë të përbashkët” kundër islamofobisë, ksenofobisë dhe racizmit.

Së bashku me Çavuşoğlu, që përfaqëson Turqinë si kryesuese e radhës në OBI, liderë të tjerë që morën pjesë në takim ishin shefja e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini, sekretari i përgjithshëm i OBI-së Yousef bin Ahmed Al-Othaimeen dhe ministri i Jashtëm palestinez Riyad al-Maliki.

Në takim u diskutuan çështjet dhe problemet me të cilat ballafaqohen OBI dhe BE, tha Çavuşoğlu.

“Një nga çështjet është statusi i Palestinës dhe Kudsit dhe çfarë mund të bëhet për të kundërshtuar vendimin e marrë nga Shtetet e Bashkuara”, tha ai, duke iu referuar vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për ta njohur Kudsin si kryeqytetin e Izraelit.

Ai shtoi se Turqia dhe BE riafirmojnë se favorizojnë një zgjidhje me dy shtete në Lindjen e Mesme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit