Turqia reagon ndaj Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë

Mos i humb

Lidhur me reagimin e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë për personat e lidhur me Organizatën Terroriste FETO, të cilët një vit më parë u depërtuan në Turqi, Ministria turke e Punëve të Jashtme ka deklaruar se është duke u kuptuar gjithnjë e më shumë se “FETO paraqet një rrezik serioz jo vetëm për Turqinë, por edhe për ato vende ku organizata është duke vepruar”.

Në një deklaratë të postuar në faqen e Ministrisë së Jashtme të Turqisë, zëdhënësi i ministrisë, Hami Aksoy, theksoi se janë duke marrë rezultate konkrete në luftën kundër shtrirjeve të FETO-s jashtë vendit.

“Është duke u kuptuar gjithnjë e më shumë se organizata në fjalë paraqet një rrezik serioz jo vetëm për Turqinë, por edhe për ato vende ku është duke vepruar. Kështu që Organizata për Bashkëpunim Islamik, si dhe Pakistani e kanë shpallur FETO-n organizatë teroriste. Më shumë se në 20 vende, në rajonet e ndryshme të botës, shkollat e organizatës FETO janë mbyllur, janë marrë nën kontroll, si dhe janë bartur në Fondacionin Maarif të Turqisë. Shumë shtete duke përfshirë edhe vendet në Ballkan, kanë dëbuar elementet e FETO-s nga territoret e tyre. Ekzistojnë edhe hetimet penale kundër elementeve të FETO-s”, tha Aksoy.

Ai theksoi se të gjitha këto procedura realizohen në kuadër të legjislacioneve të vendeve dhe janë të përshtatshme me të drejtën ndërkombëtare, si dhe shton se një nga kushtet themelore të luftës kundër terrorizmit është bashkëpunimi i sinqertë ndërkombëtar i bazuar në parimet e ligjit.

“Ne i kushtojmë rëndësi vazhdimit të qasjeve të fuqishme të vendeve që marrin masa kundër FETO-s, kjo organizatë e cila paraqet një kërcënim jetik për vendin tonë në rajonin e Ballkanit, në këtë rajon që e vlerësojmë në veçanti. I ftojmë partnerët dhe aleatët tjerë që në vend që të përpiqen për të bllokuar masat e marra kundër FETO-s, të tregojnë një qasje të kujdesshme”, u shpreh Aksoy, transmeton Anadolu Agency. Kujtojmë se Agjencia Kombëtare Turke e Intelegjencës (MIT) në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës, më 29 mars të vitit 2018 solli në Turqi gjashtë pjesëtarët e lartë të organizatës terroriste FETO, për të cilët Prokuroria në Turqi ka hapur aktpadi dhe kërkohen dënime me burg nga 16 vite e gjysmë deri në 28 vite e gjysmë, me akuzat “drejtim i një organizate terroriste të armatosur” dhe “spiunim ndërkombëtar”.

Ambasada amerikane në Prishtinë, sipas të cilës gjatë deportimit të pjesëtarëve të FETO-s në Turqi është kryer shkelje ligjore, përmes një deklarate me shkrim të lëshuar të hënën, më 11 mars, u bëri thirrje institucioneve kosovare “që të sigurojnë përgjegjësi të plotë për këdo që shkel ligjin”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit