Turqia reagon ndaj vendimit të SHBA-së për UNRWA-në

Mos i humb

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka reaguar ndaj vendimit të SHBA-së për ndërprerjen e plotë të ndihmave financiare për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).

Në deklaratën e MPJ së Turqisë thuhet se “Vendimi i SHBA-së do të ndikojë negativisht në jetën e më shumë se 5 milionë palestinezëve. Ky vendim në të njëjtën kohë do të dëmtojë paqen dhe stabilitetin rajonal si dhe vizionin për gjetjen e një zgjidhjeje me dy shtete për çështjen e Palestinës”.

Në deklaratë theksohet se UNRWA, e cila ka marrë përsipër përmbushjen e nevojave më themelore të palestinezëve si edukimi, shëndetësia e punësimi, është shndërruar në një prej simboleve kryesore të solidarizimit të komunitetit ndërkombëtar me popujt e shtypur.

“Deklarata e pafat e SHBA-së në lidhje me atë se do të ndalë kontributin financiar për UNRWA-në ka shkaktuar një dëshpërim të madh”, thuhet nga MPJ e Turqisë.

Më tej rikujtohet se në shkollat e UNRWA-së shkollohen më shumë se 500 mijë fëmijë palestinezë dhe se rreth 1 milion palestinezë vazhdojnë jetesën e tyre në pritje të ndihmës emergjente të UNRWA-së në ushqim. “Në këto kushte, vazhdimi i pandërprerë i aktiviteteve të UNRWA-së është shndërruar në një provim legjitimiteti dhe detyrë e ndërgjegjes së komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.

MPJ e Turqisë thekson se do të vazhdojë me vendosmëri të tregojë çdo përpjekje për mbështetje të UNRWA-së.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert ka njoftuar se SHBA-të kanë marrë vendim për ndërprerjen e plotë të ndihmave financiare për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA). Nauert shprehu se pas kontributit prej 60 milionë dollarësh të SHBA-ve për agjencinë në fjalë, “tanimë nuk mund të bartin në mënyrë të vetme një pjesë të madhe të kësaj barre”./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit