Turqia reagon ndaj vendimit të SHBA-ve për mbylljen e zyrës së PLO-së

Mos i humb

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, deklaroi se mbyllja e zyrës së Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) në Washington tregon se SHBA-të kanë humbur paanshmërinë në procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Aksoy, në një deklaratë me shkrim iu përgjigj pyetjes në lidhje me vendimin për mbylljen e zyrës së PLO-së në Washington.

“Është shqetësues vendimi për mbylljen e zyrës së Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) në Washington dhe është një tregues tjetër që SHBA-të kanë humbur pozicionin e paanshëm në procesin e paqes në Lindjen e Mesme”, është shprehur Aksoy në lidhje me vendimin e SHBA-ve.

Sipas tij, ky vendim nuk i shërben asnjë qëllimi përveç të inkurajimit të tentativave për shkatërrimin e vizionit për një zgjidhje me dy shtete.

“Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë popullit palestinez në kauzën e tyre të drejtë si dhe do të vazhdojë t’i mbështesë përpjekjet ndërkombëtare për gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të përhershme për kauzën palestineze”, tha Aksoy.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në një deklaratë me shkrim kishte njoftuar se kanë marrë vendim për mbylljen e zyrës së PLO-së në Washington./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit