Turqia reagon për deklaratat e presidentit francez mbi Ballkanin

Mos i humb

 

 

 

 Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka thënë se deklarata e presidentit francez, Emmanuel Macron, për Ballkanin është “jo konstruktive”.

Në një deklaratë me shkrim, zëdhënësi i Ministrisë së jashtme turke, Hami Aksoy, iu përgjigj pyetjes lidhur me komentet e presidentit francez rreth Turqisë dhe Ballkanit gjatë një fjalimi të së martës në Parlamentin Evropian.

Aksoy tha se Macron, ngjashëm me një fjalim të bërë vitin e kaluar, ka “përdorur shprehje në Parlamentin Evropian për Ballkanin si një fushë rivaliteti për Bashkimin Evropian (BE), Turqinë dhe Rusinë”.

“Kjo nënkupton se shikimi i Ballkanit si një sferë e ndikimit nuk është konstruktive. Duke qenë poashtu një vend i Ballkanit, synimi dhe përparësia e Turqisë në rajon, siç ka qenë edhe në të kaluarën, ishte ruajtja dhe forcimi i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, tha Aksoy në deklaratën me shkrim.

“Me këtë objektiv, ne vazhdojmë të mbështesim anëtarësimin e të gjitha vendeve në rajon në institucionet evorpiane dhe euro-atlantike”, shtoi ai.

Aksoy tha se Turqia shpreson që Franca do të kontribuojë, të paktën po aq sa Turqia, në përpjekjet integruese të miqve të Turqisë në Ballkan në BE dhe NATO.

“Brenda kësaj kornize, ne e këshillojmë Francën që të përpiqet të kuptojë më mirë përpjekjet e kontributit të Turqisë për stabilitetin e Ballkanit”, tha Aksoy.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit