Turqia shpall fletarrest të kuq për tre ish-prokurorë

Mos i humb

Gjykata Supreme e Republikës së Turqisë (Yargitay) ka marrë vendim për shpalljen e fletarrestit të kuq për tre ish-prokurorë për shkak të keqpërdorimit të pozitës dhe autorizimeve gjatë procesit gjyqësor “Hetimi i 17 dhjetorit”, ndërsa bëhet fjalë për Zekeriy Oz, Celal Kara dhe Mehmet Yuzgec.

Në Gjykatën Supreme zhvillohet gjykim kundër ish-prokurorëve të cilët kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimet dhe me urdhër të organizatës terroriste FETO në fund të vitit 2013 nisën një valë arrestimesh, përgjimesh dhe diskreditim të një numri të madh të zyrtarëve të lartë turq.

Në seancën e sotme në departamentin kompetent të Gjykatës Supreme u vërtetua se të akuzuarit ish-prokurorët Oz, Kara dhe Yuzgec edhe më tej janë në arrati dhe se janë të pakapshëm për autoritet turke. Gjykata urdhëroi që të dërgohet shkresë në Interpol për shpalljen e fletarrestit të kuq ndërkombëtar për ish-prokurorët në fjalë.

Ministritë kompetente turke të Drejtësisë dhe ajo Punëve të Brendshme mbi këtë vendim gjyqësor do të vendosin që të dërgojnë kërkesën deri te Sekretariati i Interpolit në Lyon të Francës.

Tre ish-prokurorët, Oz, Kara dhe Yuzgec akuzohen se si të besuar të infiltruar të FETO-s tentuan të parandalojnë punën dhe të përmbysin qeverinë legale të Turqisë, dhe në lidhje me këtë rrezikojnë disafish dënim me burg të përjetshëm.

Treshja në fjalë ngarkohet edhe për një varg veprash të tjera të rënda si anëtarësimi në organizatë terroriste, keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve, falsifikim të dokumenteve, përgjim të jashtëligjshëm, komplot dhe vepra tjera për të cilat u kanosen dënime shtesë me burg në kohëzgjatje prej 27.5 deri në 72 vite./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit