Turqia shpërndan pako ushqimore dhe produkte higjienike në Mauritani

Mos i humb

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka shpërndarë sot pako ushqimore dhe produkte higjienike për 400 familje në Mauritani, për të ndihmuar në përpjekjet për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19).

Në kumtesën e agjencisë shtetërore turke TIKA thuhet se ambasadori i Turqisë në Mauritani, Cem Kahyaoğlu, i shoqëruar nga disa zyrtarë lokalë, ishin të pranishëm në dorëzimin e ndihmave.

Kahyaoğlu tha se me këto ndihma dëshmohet “vëllazëria midis popujve të Turqisë dhe Mauritanisë si dhe forca e marrëdhënieve të afërta midis shteteve dhe komuniteteve”.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti amerikan “Johns Hopkins”, pandemia ka shkaktuar vdekjen e mbi 380.500 njerëzve në të gjithë botën, me rreth 6.5 milionë raste të konfirmuara ndërsa mbi 2.74 milionë njerëz janë shëruar nga COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit