Turqia teston bombë 1-tonëshe, tejkalon shpejtësinë e zërit

Mos i humb

Turqia ka realizuar një test të rëndësishëm të një bombe për qëllime të përgjithshme MK-84 me peshë 1 ton, e cila kaloi shpejtësinë e zërit dhe me sukses shpoi një cak betoni të përforcuar me çelik.

Testi u realizua në linjën më të gjatë hekurudhore të dyfishtë për testim në Evropë, HABRAS (Infrastruktura e Testimit Dinamik të Kokave Raketore me Sistem Hekurudhor), ndërsa pjesëmarrës ishte edhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank.

HABRAS, sistem i inicuar nga Këshilli Turk për Studime Shkencore dhe Teknologjike (TUBITAK) në provincën Konya në qershor të vitit 2017 dhe i hapur më 31 tetor të këtij viti nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, është i gjatë 2.000 metra dhe hekurudha më e gjatë dyanësore në Evropë.

Bomba MK-84 e testuar në këtë sistem tejkaloi shpejtësinë e zërit, duke arritur në 1.850 kilometra në orë, ndërsa po ashtu shpoi cakun me beton të përforcuar në trashësi prej një metri, thuhet në një njoftim të Ministrisë turke të Industrisë dhe Teknologjisë.

Ministri Varank ka deklaruar se bomba MK-84 për qëllime të përgjithshme, e cila ka tipare për shpime të pjesshme dhe peshë prej një toni së bashku me rrëshqitësin transportues, ka arritur një sukses të paprecedent në historinë e industrisë turke të mbrojtjes.

Ndërkaq, në një sërë postimesh në rrjetin social Tëitter, Varank tha se Turqia dëshmoi një veprim historik me testimin e realizuar.

“Në testim e kryer, rreth 1 ton municion arriti shpejtësi 1,5 herë më të lartë se ajo e zërit. Kështu, industria jonë e mbrojtjes arriti një sukses të rëndësishëm”, shkroi Varank.

Sipas njoftimit të ministrisë, HABRAS përdoret për testimin e sistemeve të armatosura kombëtare në fazën e prodhimit, testime për miratimin e municioneve që prodhohen në seri, si dhe testimin e veprimtarisë së sistemeve të armatosura të blera nga jashtë nga ana e forcave turke mbi caqe të ndryshme në rrethana operative.

Më parë, Turqia ka testuar armët në sisteme jashtë vendit, për çka është nevojitur të kalohet nëpër një proces për marrjen e lejeve, ndërsa testimi është përcjellur edhe nga shtetet pritëse.

“Me HABRAS, u mënjanua nevoja për të marrë leje, dhe nga ana tjetër u ruajt privatësia e testeve. Infrastruktura të ngjashme me HABRAS ka në pask shtete që kanë zhvilluar sistemet e tyre, siç janë SHBA, Britania, Franca dhe Gjermania”, tha ministria turke.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit