Turqia u siguron strehim të huajve të bllokuar për shkak të koronavirusit

Mos i humb

Turqia sot ka dërguar në konvikte 1.500 shtetas të huaj, të cilët nuk ishin në gjendje të fluturonin jashtë vendit për shkak të mbylljes së kufijve si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Pasagjerët nga një numër vendesh, përfshirë Algjerinë, Jordaninë dhe Tunizinë, të cilët kishin ngecur në Aeroportin e Stambollit pasi hapësira ajrore në vendet e tyre është mbyllur, janë drejtuar në konvikte në provincën turke Karabuk, ku do të qëndrojnë për një kohë.

Të shoqëruar nga personeli i sigurisë, shtetasit e huaj janë dërguar në Karabuk me autobusë nga terminali i aeroportit.

Në Turqi, COVID-19 deri më tani ka marrë jetë 59 jetë, ndërsa 2.433 persona kanë rezultuar pozitivë në teste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit