Turqia vazhdon trajnimet për Policinë e Shqipërisë

Mos i humb

Policia Kombëtare e Republikës së Turqisë vazhdon kurset e trajnimit për punonjësit e Policisë së Shqipërisë në fusha të ndryshme, ku trajnimi i cili përfundoi sot ishte për çështjet e fushës së sigurisë së brendshme.

Në ceremoninë e organizuar në Akademinë e Sigurisë në Tiranë, për ndarjen e certifikatave për pjesëtarët e trajnuar të Policisë së Shqipërisë, ishin të pranishëm përfaqësuesja e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Seda Kırdar, përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë dhe drejtues të Akademisë së Sigurisë.

Në fjalën e tij, drejtor i Akademisë së Sigurisë të Republikës së Shqipërisë, Bilbil Memaj falënderoi Qeverinë dhe Policinë Turke për trajnimet që i ofrojnë Policisë së Shqipërisë.

“Kjo prezencë tregon se vëmendja dhe rëndësia e Turqisë është e madhe për trajnimet që bëjnë për policinë shqiptare. Falënderoj në mënyrë të veçantë Qeverinë dhe Policinë Turke për mundësinë që po na japin, duke na trajnuar në tema shumë interesantë për të cilat ne kemi nevojë”, deklaroi Memaj.

Sipas drejtorit të Akademisë së Sigurisë përfitimi nga këto trajnime është shumë i mirë.

Ndërsa përfaqësuesja e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Seda Kırdar, tha se me anë të këtij kursi është institucionalizuar bashkëpunimin në fushën e sigurisë së brendshme mes Shqipërisë dhe Turqisë, dy vendeve miq dhe vëllezër.

“Konfliktet përreth vendit tonë, pasqyrimi i këtyre konflikteve në drejtim të sigurisë sonë të brendshme dhe të jashtme, organizatat terroriste si PKK, PYD, YPG, DEASH dhe FETO bëjnë që shërbimi i sigurisë së brendshme të ketë një rëndësi jetike për ne. Edhe institucioni i policisë pranë Ministrisë së Brendshme, që është përgjegjëse për sigurinë e Turqisë, është një nga më të suksesshmit dhe më me shumë përvojë në botë sa i përket shërbimit të inteligjencës dhe sigurisë së brendshme. Drejtoria jonë e policisë duke e ndarë këtë përvojë me vende miq dhe vëllezër si Shqipëria pasuron edhe më shumë dimensionin tonë të bashkëpunimit dypalësh”, deklaroi Kirdar.

Ajo tha se Policia e Turqisë po lufton kundër organizatave terroriste më të zhvilluara në botë, kundër organizatave globale të krimit të organizuar, sidomos në fushën e narkotikëve dhe të trafikut të njerëzve. “Kurset e trajnimit realizohen që këtë përvojë të gjerë ta ndajmë me policinë shqiptare, duke kontribuar në forcën e shërbimit të sigurisë së brendshme të dy vendeve tona”, theksoi Kırdar.

Pjesë e trajnimit të organizuar nga Policia e Turqisë gjatë periudhës 10-14 shtator ishin 20 pjesëtarë të Policisë së Shqipërisë, që në fokus kishte çështjet që lidhen me shërbimin e sigurisë së brendshme.

Policia e Turqisë ka ofruar në vitet e fundit trajnime për tema të ndryshme për pjesëtarët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë, në lidhje me metodat e luftës kundër terrorizmit, hetimin kundër krimit të organizuar, konceptet themelore të inteligjencës dhe për çështje të tjera./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit