Ballina Bota Turqia vendos pikën e fundit të vëzhgimit në Idlib

Turqia vendos pikën e fundit të vëzhgimit në Idlib

6
0
SHPËRNDAJE

 

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në përputhje me procesin e Astanas kanë përfunduar punimet për ndërtimin e pikave për vëzhgimin e armëpushimit në zonën për pakësimin e tensioneve në Idlb të Sirisë.

Në kuadër të marrëveshjes së arritur në Astana të Kazakistanit mes vendeve garantuese Turqisë, Rusisë dhe Iranit, TSK vazhdon misionin e saj që ka nisur më 12 tetor 2017 për ndjekjen e armëpushimit në rajonin për pakësimin e tensioneve në Idlib.

Sipas informimit nga gazetarët e AA-së në Idlib mësohet se pika e 12-të e vëzhgimit është ngritur në fshatin Ishtabrak në rajonin Xhisr esh-Shugur, në pjesën jugperëndimore të Idlibit.

Pika në fjalë do të vëzhgojë frontet e luftës të opozitarëve dhe të forcave të regjimit të Asadit në veri të Hamas dhe pjesën rurale në Latakia.

– Pikat e vëzhgimit të TSK-së

Disa kilometra përballë pikave ku është vendosur TSK për misionin e vëzhgimit të armëpushimit ndodhen elementët e ushtrisë së regjimit dhe grupeve të huaja me mbështetje iraniane.

Pikat e vëzhgimit janë të pozicionuara në distanca të largësisë së ndryshme nga kufiri i Turqisë, ku pika më e afërt ndodhet rreth 500 metra nga kufiri turk dhe më e largëta 88 km.

Me vendosjen e pikës së fundit të vëzhgimit, do të formohet një linjë vëzhgimi e armëpushimit e cila fillon nga veriu i Idlibit, vazhdon brenda territoreve të Sirisë në formë harku dhe përfundon në jugperëndim të Idlibit.

– Pikat e vendosura nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) deri më tani janë si më poshtë:

1- Më 13 tetor 2017, në fshatin Salva në rajonin Dana – pika numër 1 e vëzhgimit

2- Më 23 tetor 2017, kalaja Samaan në fshatin (Takle) në rajonin Daret Izze – pika numër 2 e vëzhgimit

3- Më 19 nëntor 2017, Mali Akli në rajonin Daret Izze – pika numër 3 e vëzhgimit

4- Më 5 shkurt 2018, në fshatin Tel Eys në rajonin El Hader – pika numër 6 e vëzhgimit

5- Më 9 shkurt 2018, në fshatin Tel Tukan në rajonin Serakib – pika numër 7 e vëzhgimit

6- Më 15 shkurt 2018, në fshatin Sirman në rajonin Marretinuman – pika numër 8 e vëzhgimit

7- Më 17 mars 2018, në Anadan (Tel Tamura) në rajonin periferik perëndimor të Halepit – pika numër 4 e vëzhgimit

8- Më 3 prill 2018, zona Zeytinlik në jugperëndim të Idlibit – pika numër 12 e vëzhgimit

9- Më 7 prill 2018, në zonën Morik (Tel es Savvan) në pjesën periferike të Hama – pika numër 9 e vëzhgimit

10- Më9 maj 2018, në rajonin Rashidin në pjesën periferike perëndimore të Halepit – pika numër 5 e vëzhgimit

11-Më 14 maj 2018, në rajonin Zavije në pjesën periferike jugore të Idlibit – pika numër 10 e vëzhgimit

12- Më 16 maj 2018 në fshatin Ishtabrak në rajonin Xhisr esh-Shugur në pjesën jugperëndimore të Idlibit – pika numër 11 e vëzhgimit./Rtv islam/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here